LIGA E DYTË: SKOPJE MUNDI BASHKIMIN NË NJË NDESHJE TË TENSIONUAR DHE ME INCIDENTE !

Shaban Sinani

Katër fitore të vendasve, një barazim dhe  tre  fitore të ekipeve mysafire  me gjithsejtë 19 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 12-të në Ligën e dytë të futbollit vendor .

 Ndeshje dramatike dhe me tensione të shumta është zhvilluar në stadiumin “Hekurana” në Lagjen e Autokomandës mes ekipeve Skopje dhe Bashkimit të Kumanovës e cila ka përfunduar  me  fitoren e vendasve 2-1. Në fund të pjesës së parë  tifozë vendas kanë  hyrë në teren për çka ka ardhur deri te incidenti mes futbollistëve të ekipeve Pas 20 minutave ndërprerje  loja ka vazhduar dhe ka përfunduar me fitoren e vendasve 2-1 edhe pse të parët në epërsi kanë qenë mysafirët.

Arsimi në Shtip ishte në epërsi me golin e Shefit Shefitit deri në minutën e 83-të kur  vendasit  arritën në fund të ndeshjes të shënojnë dy gola për fitoren 2-1.

Pas ndeshjeve të javës  së 12-të tabelën e kryeson Makedonija Gj.P me 29 pikë. Para Bregallnicës  me  27 dhe Bashkimit me 26 pikë. Arsimi shtënë pozitën e katërt me 23 pikë.

Rezultatet e javës së 12-të: Boreci – Makedonija Gj.P  0-2, Bregallnica – Arsimi 2-1, Detonit Plaçkovica – Bellasica 2-1, Skopje – Bashkimi 2-1, Kozhufi –Ohri 0-0, Osigova – Pobeda 4-1,   Vardari – Kamenica Sasa 0-1 dhe Vardarski – Novaci 0-2

Java e 13-të për shkak të obligimeve të reprezentacionit  për dy ndeshjet  e UEFA Liga e Kombeve,  do të zhvillohet më 23 nëntor. Takohen: Arsimi – Boreci, Bashkimi – Kozhufi,  Bellasica – Bregallnica, Kamenica Sasa – Vardarski, Makedonija Gj.P – Vardari (Neg),Novaci – Osogova , Ohri – Detonit Plaçkovica dhe Pobeda – Skopje

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *