Shaban Sinani
Në pasditen e sotme në gjashtë terreneve të ekipeve të Ligës së parë u zhvilluan ndeshjet e javës së 14-të ku ekipet vendase korrën fitore në pesë takime ndërsa një ndeshje përfundoi me barazim pa gola ku regjistruan gjithsejtë 18 gola apo mesatarisht 3 gola në çdo ndeshje.
Në një ndeshje me lojë mesatare me raste por dhe gabime të shumta nga të dyja skuadrat në stadiumin e qytetit në Tetovë Shkëndija mundi ekipin AP Brera me rezultatin 4-3. Autor të golave ishin Adenis Shala, Florent Ramadani, Fiton Ademi dhe Vane Kërstevski, ndërsa për ekipin nga Strumica shënuan Marjan Ristovski dhe 2 gola të Ivkoviqit. Pas ndeshjes trajneri Jeton Beqiri tha se nga kjo ndeshje është i kënaqur vetëm me fitoren.
‘’Jam i kënaqur me tre pikët dhe fitoren kurse gjithçka tjetër me shumë pak gjëra gjatë ndeshjes s’jam i kënaqur realisht gabuan shumë. Nuk është tolerueshme ekipe serioze si puna jonë që jemi, gabohemi dhe marrim tre gola në shpi janë shumë. Por gjatë një kampionati ndodhë dhe ka momente edhe kështu ndeshje , thuajse të çmendura. Por nëpër gjithësi jam i kënaqur vetëm me fitoren dhe tre pikët kurse me lojën jo ‘’deklaroi pas ndershjes trajneri Jeton Beqiri
Nga ana tjetër trajneri i AP Brera, Gorazd Mihajllov falënderoi vendasit për mikpritjen korrekte dhe uroi Shkëndijën për fitoren
‘’ Ndeshje e mirë për ta shikuar, urime për vendasit për fitoren. I shfrytëzuan , na nuk ia arritëm rastet e tyre. Megjithatë përsëri do të them është mirë që në këtë teren dhe me këtë publik të luhet futboll. Respektivisht publiku vinë shkaku i futbollit dhe golave . Ishte ferr dhe korrekte falënderim për skuadrën e Shkëndijës për pritjen. Mendoj se ishte ndeshje ferr dhe korrekte mund të shprehim keqardhje por jeta kalon më tej. Në Ligën tonë çdo ekip mund të fiton çdo kundërshtar’’ tha trajneri Gorazd Mihajllov
Në arenën “Todpor Proeski” ekipi i Vardarit më në fund iu kthye fitores, kësaj radhe mundi Shlkupin me rezultat 3-2, në ndeshjen shumë interesante. Golat për Vardarin i shënuan Zakariq, Nikollkvski dhe Micevski, ndërsa për ekipin nga Çairi shënuan Kanda dhe Ibishi. Kampioni në fuqi.
Struga Trim Lum i ka shkaktuar disfatën e parë Rabotniçkit këtë edicion, edhe atë vetëm në xhiron e 14-të. Në terren vendas në fund shënuam fitore minimale 1:0, duke iu falënderuar një goli të shënuar nga sulmuesi Lanre Kehinde gjatë pjesës së parë.
Në Kavadar sfida mes Tikveshi t dhe Besa e Dobërdollit, përfundoi me barazim pa gola 0-0. Pas ndeshjes ushtruesi i detyrës trajner i ekipit Burim Sadiki , deklaroi: “Një ndeshje e vështir kundër një kundërshtari kualitativ arritëm të marrim një pikë të rëndësishme. Besoj se ky rezultat pozitiv do të reflektoj tek grupi dhe shpresoj që dal nga dal të ngrihemi si ekip dhe të arkëtojmë pikë të tjera në ndeshjet e radhës. Shpresoj që këtë periudhe të kombëtareve ta shfrytëzojmë maksimalisht dhe në ndeshjen e ardhshme kundër Rabotniçkit të jemi sa më të përgatitur” deklaroi Burim Sadiki.
Në ndeshjet tjera Gostivari deklasoi Voska Sportin me rezultatin 4:0,me golat që I shënuan Aldair, Diata dhe 2 gola Simonovski. Sileksi triumfoi ndaj Pelisterit me shifrat 1:0, autor i golit ishte Dodev, me tre piokët e sotme Sileksi kryeson bashkë me Shkëndijën dhe Gostivarin.
Tabelën e kryesojnë Shkëndija, Sileksi dhe Gostivari me nga 27 pikë
Rezultatet e javës së 14-të:
Vardari-Shkupi 3-2
Struga Trim Lum –Rabotniçki 1-0,
Shkëndija – Brera 4-3
Sileksi – Pelisteri 1-0
Tikveshi –Besa 0-0
Gostivari – Voska Sport 4-0.
TABELA: 1. Shkëndija 27 pikë, 2.Gostivari 27, 3.Sileksi 27, 4.Rabotniçki 25, 5.Struga Trim Lum 25, 6.Shkupi 16, 7.Pelisteri 16, 8.AP Brera 15, 9.Besa 13, 10.Voska Sport 11, 11.Vardari 11, 12.Tikveshi 10 pikë
Në xhiron e 15-të më 24 nëntor me fillim në ora 13:00, takohen: AP Brera – Struga Trim Lum, Gostivari – Tikveshi, Pelisteri – Shkëndija, Rabotniçki – Besa, Shkupi – Sileksi, Voska Sport – Vardari