Shaban Sinani
Java e 14-të në Ligën e parë të futbollit vendor do të zhvillohet të shtunën shkaku i obligimeve të reprezentacionit për ndeshjet e vlefshme të UEFA Liga e kombeve. Ndeshje të zjarrta priten në Strugë dhe Shkup
Shkëndija e Tetovës pas barazimit xhiron e kaluar me Rabotniçkin në Shkup të shtunën është nikoqire e ekipit AP Brera të Strumicës ku konsiderohet favorite absolute për të arkëtuar tre pikë. Trajneri Jeton Beqiri i cili ka pasur probleme me disa futbollist të lënduar si duket kundër Brerës ka në kombinim edhe sulmuesin Fiton Ademi por kësaj radhe pa Besart Ibraimin e lënduar dhe Kamer Qaka i pezulluar. Megjithatë mbrojtësi Zija Merxhani shprehet optimist se kundër ekipit nga Strumica do të arkëtojnë tre pikë të sigurta
‘’Po normal pas lojës me Rabotniçkin kemi pasur një pauzë edhe këtë javë e kemi analizuar shumë mirë domethënë ndeshjen me Brerën edhe besoj se skuadra do japi më të mirën nesër ‘’tha mbrojtësi Zija Merxhani
Edhe pse ekipi kuqezi në këtë ndeshje do të jetë e hendikepuar me dy mungesa , futbollisti Zija Merxhani shpreson se ekipi i tij do t’ia del.
‘’ Normal që ndihet mungesa e pjesës ofensive po ne kemi treguar që edhe pa pjesën ofensive si me Rabotniçkin ku kemi pasur shumë shanse për të shënuar gol ‘’ tha Merxhani
Ndeshja kryesore e kësaj jave padyshim se do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Strugë kua skuadra vendase sfidon liderin në renditjen e tabelës Rabotniçkin. Vardari në arenën ‘’Todor Proeski’’ është nikoqire ekipit FC Shkupi , Gostivari në stadiumin ‘’Boris Trajkovski’’ në Maxhari përballet me Voska Sportin nganë Shkup . Të gjitha ndeshjet e javës së 14-të zhvillohen nesër me fillim në ora 13:00.
Java e 14-të takohen:
Shkëndija – AP Brera
Gostivari – Voska Sport
Vardari – Shkupi
Struga Trim Lum – Rabotniçki
Tikveshi – Besa
Sileksi – Pelisteri