Shaban Sinani
Burim Sadiki do ta drejtoj ekipin Besa të Dobërdollit deri në fund të pjesës vjeshtore të kampionatit 2024/2025. Kështu kanë vendos drejtuesit e klubit pas dorëheqjes së Berat Imerit nga posti trajner përgjegjës i ekipit pas disfatës në javën e 13-të kundër ekipit Struga Trim Lum në stadiumin e Gostivarit.
Lajmin për ushtruesin e detyrës së trajnerit përgjegjës të KF Besa deri në fund të sezonit vjeshtor e konfirmoi edhe drejtori Sportiv Izair Emini “Po është e saktë se tani për tani ushtrues i detyrës trajner i KF Besa do të jetë Burim Sadiki, ndërsa në stafin teknik do të kyçet edhe njëri nga trajnerë e Akademisë Gadaf Bexheti. Ndërkohë që do të jemi në kontaktë me ndonjë kandidatë të mundshëm por nuk do të shpejtojmë. Besa se Besa do tu kthehet sukseseve” tha ai.
Klubi i futbollit Besa deri në xhiron e 13-të ka të fituara 12 pikë, ndërsa të shtunën përballet me Tikveshin në Kavadar në kuadër të javës së 14-të të sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit vendor.