VOLEJBOLL: FITORE E TRE EKIPEVE TETOVARE, LIRIA REGJISTROI FITOREN E PARË

Shaban Sinani

Katër fitore të skuadrave  vendase dhe  dy të atyre  mysafire është epilogu i gjashtë ndeshjeve të  javës së katërt në Ligën e pare të volejbollit vendor, Dy skuadrat që deri më tani kanë  fituar pikët maksimale janë kampioni në fuqi ekipi i Strumicës dhe UGD Shtipi

Në javën e katërt të sezonit vjeshtor fitore kanë shënuar edhe  tre  skuadrat tetovare Shkëndija, Universiteti Tetovës dhe Liria.

Shkëndija në sallën e sportit te gjimnazi I Tetovës me  gjysmë force  mundi ekipin e Makedonija Xhio të Strumicës 3 -0 në sete 25:11, 25:19 dhe 25:12.  Pa probleme fitore maksimale  ka shënuar edhe  ekipi i studentëve të Universitetit të Tetovës  që kanë mundur ekipin KV Skopje me rezultatin 3-0 në sete  25:16, 25:17 dhe 25:19.

Liria e Zherovjanit ka regjistruar fitoren e parë sezonale në kampionatin e ri 2024/2025. Liria mundi Vesna Probishtip me rezultatin 3-0 në sete 25:19, 27:25 dhe 25:17

Rezultatete xhiros së IV-të

Janta Volej  – UGD Shtipi  0-3  në sete 7:25, 10:25 dhe  17:25

Liria  – Vesna Probishjtipi 3-0  në sete 25:19, 27:25 dhe 25:17

Strumica  – Vardari 1947 3:0 në sete 25:19, 25:19 dhe  25:15

Shkëndija  – Makedonija Xhio  3:0 në sete 25:11, 25:19 dhe 25:12

Universiteti Tetovës  – Shkupi   3:0  në sete 25:16, 25:17 dhe 25:19

Rabotniçki  – Boreci  2:3  në sete 25:15, 16:25, 19:25, 25:20 dhe 13:15)

Susheva  ishte e lirë

Në xhiron e pestë takohen:

UGD Shtipi – Strumica

Vesna Probishtip – Janta Volej

Boreci – Liria

Skopje – Rabotniçki

Makedonija Xhio – Universiteti Tetovës

Susheva – Shkëndija

 Vardari i litrë

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *