Berat Imeri jepe dorëheqje na posti trajner i KF Besa

Shaban Sinani

Pas  disfatës  në ndeshjen e  javës së 13-të  nga  kampioni në fuqi Struga Trim Lum, trajneri i ekipit Besa, Berat Imeri  ka  ofruar  dorëheqje  të cilën drejtuesit e klubit  e  kanë pranuar. Kë e pohoi drejtori  i ekipit  Izair Emini, i  cili pos  tjerash  tha:” Po  është e saktë se pas disfatës 1-2 nga ekipi  strugan, trajneri Berat Imerit  dha  dorëheqje  duke  e marrë përgjegjësinë për disfatën e sotme. ” tha  ai. Lajmi  p;r dorëheqjen e  trajnerit Imeri tanimë është publikuar edhe nga ana e klubit në faqen zyrtare të frejsbuk. Kush do të  jetë trajneri i ri i ekipi nga Besa të Dobërdollit  aktualisht  nuk dihet por  njësitë sigurt se  debutuesi në Ligën e parë është në krizë të rezultateve. Kujtojmë  se  ekipi Besa në 13 xhirot e zhvilluara  ka  të grumbulluara  vetëm 13 pikë . Fillimisht ekipi  startoi me  Aleksandar Taneskin në 9-të xhirot e para ndërsa  në katër  xhiot e  fundit ekipi  u drejtua nga  Berat Imeri .

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *