Shaban Sinani
Katër fitore të skuadrave vendase, dy barazime dhe dy fitore të ekipeve mysafire me gjithsejtë 26 gola të shënuar është epilogu i tetë ndeshjeve të xhiros së 11-të në Ligën e dytë të futbollit vendor.
Bashkimi në Kumanovë ka shënuar fitore të thellë në përballjen me ekipin Osogova nga Radovishi dhe tani me nga 26 pikë ndajnë pozitën e pare me Makedonija Gj.P.
Autor të golave pë skuadrë e Bashkimit në fitoren e thellë kundër Osogovës ishin: Memetriza Hamza 2 gola, Husein Demiri 2 gola dhe Agan Sulimani 1 gol.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe ekipi I Arsimit të Çegranit në stadiumin e qytetit në Gostivar kundër ekipit DEtonit Pllaçkovica 2-1 me golat që I kanë shënuar Argjend gafuri dhe Shefiot Shefiti. Në faqn e fejsbuk të KF Arsimit pas kësaj fitore shkruan: “Fitore e madhe, e jashtëzakonshme, jetike e djemve tanë në derbin e madh të ligës ndaj Detonit Plaçkovicës me rezultat 2-1.
Ndeshje derbi e vërtetë, me një paraqitje dinjitoze të të dy ekipeve, djersë dhe shumë luftë, por në fund me një fitues LUANAT VERDH E ZINJË”.
Rezultatet e javës së 11-të:
Arsimi – Detonit Plačkovica 2-1
Bashkimi – Osogovo 5-1
Bellasica – Kozhufi 0-0
Boreci – Vardari Neg 1-2
Makedonija Gj.P – Bregalnica 3-0
Novaci – Kamenica Sasa 0-1
Ohrii – Skopje 1-1
Pobeda – Vardarski 6-2
TABELA: 1. Makedonija Gj.P 26 pikë, 2.Bashkimi 26, 3.Bregallnica 24, 4. Arsimi 23, 5.Ohri 20, 6.Kozhufi 17, 7. Bellasica 16, 8.Detonit Plaçovica 15, 9.Kamenica Sasa 15, 10.Pobeda 13, 11. Vardari (N) 11, 12.Novaci 11, 13.Skopje 10, 14.Osogova 5, 15.Boreci 5, 16.Vardarski 2 pikë
Java e 12-të luhet më 10 nënëtor, me fillim në ora 13:00, takohen: Boreci – Makedonija Gj.P, Bregallnica – Arsimi, Detonit Plackovica – Bellasica, Skopje – Bashkimi, Kozhufi – Ohri, Osogova – Pobeda, Vardari – Kamenica Sasa dhe Vardarski – Novaci