LIGA E PARË:  DUELE TË ZJARTA NË SHKUP, ÇAIR DHE GOSTIVAR

Shahan Sinani

Nesër në program janë ndeshjet e xhiros së 13-të të sezonit vjeshtor të kampionatit 2024/2025 në Ligën e parë të futbollit vendor. Sfida kryesore zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup, ndërsa takime të zjarta  pritet të zhvillohen edhe në terrenet tjera  të vendit.

 Shkëndija në këtë fundjavë do të jetë mysafire e Rabotniçkit në  arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup  në një ndeshje ku dy skuadrat luftojnë për kreun e tabelës .stadiumin kryeqytet në një duel që do të ketë “luftë” për kreun e tabelës. Derisa  skuadra  vendase në 12 ndeshjet e zhvilluara ka 6 fitore  e 6 barazime  pa  asnjë  disfatë, ekipi kuqezi ka  6 fitore 5 barazime  dhe  1 humbje. Këto statistika  janë  barometër i mjaftueshëm që nesër të presim një super ndeshje. Këtë e  paralajmëroi edhe trajneri Jeton Beqiri.

 “Normalisht është një ndeshje shumë e rëndësishme për dy skuadrat.  Unë vetëm dua të komplementoj ekipin e Rabotniçkit për shkak se sipas mendimit tim është ekip I vetëm i cili e ka marrë maksimumin nga futbollistët që I ka, ndërsa të gjitha ekipet tjera  mendoj ne që nuk e kemi mare maksimumin  dhe  gjithsesi  se ne jemi  ekip me eksperiencë jemi Shkëndija edhe Rabotnmiçki është ekip cilësorë dhe besoj që do të jete një ndeshje për tu pare dhe për tu shijuar. Normalisht ne  jemi me  problem për shkak të dëmtimeve  por ndotsha  kjo ndonjëherë forcon edhe moralin  e skuadrës edhe karakterin  e  ndoshta besoj që do bëjmë një paraqitje të mirë “, deklaroi trajneri Jeton Beqiri

Në stadiumin e qytetit në Gostivar ekipi Besa është nikoqire e kampionit në fuqi Struga Trim Lum. Në taborin e skuadrës vendase thonë se  janë të përgatitur maksimalisht që kësaj radhe të arkëtojnë tre pikët shumë të rëndësishme pavarësisht  se  vinë pas dy disfatave radhazi duke  u bazuar  në atmosferën dhe motivimin  pozitiv të skuadrës.

Luajm në terren vendas dhe jemi maksimalisht të përgatitur për t’i marrë tre pikët. Normalisht kemi pasur një kalendar të ngjeshur, ku për dhjetë ditë kemi zhvilluar katër ndeshje. Ndoshta ka ndikuar edhe lodhja tek lojtarët, por ne jemi profesionistë dhe nuk kërkojmë justifikime. Pavarësisht dy humbjeve njëra pas tjetrës, ekipi ka karakter të fortë dhe besojmë se të dielën do të dalim me rezultat pozitiv. Luajmë në terren vendas dhe jemi maksimalisht të përgatitur dhe të motivuar për t’i marrë tre pikët e ardhshme”  ka deklaruar futbollisti Xhemali Esati i KF Besa

Por edhe nga  tabori i mysafirëve  shpresojnë se  janë në ritmin e duhur  sidomos  pas  barazimit me  Shkëndijën  dhe  fitoren kundër Tikveshit në Kavadar, këtë e pohoi futbollisti Besmir Bojku.

 “Sigurisht se na prêt një ndeshje e vështirë në Gostivar,, pasi Besa ka një ekip kualitativ por edhe ne do të shkojmë për pikat e plota në Gostivar, pasi jemi në ritmin e duhur dhe atmosfera në klub është shumë e mire.”deklaroi futbollisti Besmir Bojku

Një super ndeshje  tjetër të dielën do të  zhvillohet edhe në Çair  ku   do të përballen Shkupi dhe Gostivari. Ndërsa Voska Sport në Ohër do të takohet me  Tikveshin e Kavadarit, përderisa në dy ndeshjet tjera takohen Brera – Sileksi dhe Pelisteri – Vardari.. Të gjitha  ndeshjet zhvillohen t dielën me fillim në ora 13:00.

  Në javën e 13-të, të dielën me fillim  në ora 13:00, takohen:

AP Brera – Sileksi

Besa 1976 – Struga Trim Lum

Rabotniçki – Shkëndija

Shkupi – Gostivari

Voska Sport – Tikveshi

Pelisteri – Vardari

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *