SHABAN SINANI
Dy fitore të ekipeve vendase, dy barazime dhe dy fitore të ekipeve mysafire me 11 gola të shënuar dhe një kartonë të kuq është epilogu i ndeshjeve të javës së 12-të në Ligën e parë të futbollit vendor. Tabelën e kryeson Rabotniçki me 24 pikë e ndjekur nga Shkëndija që ka 23.
Në stadiumin e qytetit në Tetovë para numrit shumë të vogël të tifozëve në një lojë tipike kampionate ekipi i Shkëndijës shënoi fitore 2-1 ndaj ekipit Besa të Dobërdollit. Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Florent Ramadani në minutën e 14 dhe Besart Ibraimi në minutën e 23-të.
Ndërsa golin për ekipin Besa e shënoi Bashkim Velija . Fitorja e ekipit kuqezi në këto momente është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër pasi me tre pikët e fituara tani me 23 pikë përforcohet në pozitën e dytë me një pikë më pak se lideri ekipi i Rabotniçkit këtë e pohoi edhe trajneri Jeton Beqiri
‘’Pas tre barazimeve neve na na duhej fitorja dhe presioni ishte i pranishëm. Kemi edhe futbollistë jashtë (lëndime) dhe humbim tjerë futbollistë gjatë ndeshjes, por kalendari i ndeshjeve është i ngjeshur dhe ne edhe i kemi pritur këto problematika. Futbolli për atë është i bukur, sepse është i paparashikueshëm dhe për sot rëndësi kishte vetëm fitorja.” Deklaroi trajneri Jeton Beqiri
Ekipi Besa në këtë ndeshje luajti guximshëm por nuk arriti të nxjerr më tepër se një disfatë të ngushtë. Këtë e pohoi edhe ndihmës trajneri Burim Sadiki i cili tha se barazimi nga ky takim do të ishte epilogu më real
Fitore të rëndësishme në xhiron e 12-të shënoi kampioni në fuqi Struga Trim Lumë në transfertë kundër Tikveshit në Kavadar 1-0 me golin e Ilievskit në minutën e 88-të. Kjo fitore dhe barazimi i para tre ditëve me Shkëndijën në Tetovë, mbanë garë për të mbrojtur titullin kampion ekipin e Qatip Osmanit .
Ndërkohë në Ohër, Shkupi është mundur nga Voska Sport me shifrat 3:1. Jahja shënoi golin e parë për ekipin nga Ohri, teksa dy golat tjerë erdhën nga Jahiji dhe Vukoviq, përderisa për Shkupin rrjetën e gjeti Tamba.
Gostivari në përballjen me Pelisterin nxori vetëm barazim pa gola 0-0, ndërsa Vardari sërish zhgënjeu në arenën ‘’Todor Proeski’’ duke humbur nga AP Brera 0-1.
Pas kompletimit të jav[s së 12-të tabelën e kryeson Rabotniçki me 24 pikë, para Shkëndijës që ka 23, Gostivarit dhe Sileksit me nga 21 pikë.
REzultatte e javës së 12-të
Gostivari – Pelisteri 0-0
Shkëndija – Besa 2-1
Sileksi – Rabotnioçki 1-1
Tikveshi – Struga Trim Lum 0-1
Vardari – AP Brera 0-1
Voska Sport – Shkupi 3-1
Tabela: 1. Rabotniçki 24 pikë, 2.Shkëndija 23, 3. Sileksi 21, 4.Gostivari 21, 5.Struga Trim Lum 19, 6.Shkupi 16, 7.AP Brera 15, 8.Pelisteri 13, 9. Besa 12, 10.Voska Sport 10, 11.Vardari 8, 12.Tikveshi 8 pikë.
Në javën e 13-të më 3 nëntorër, takohen:
AP Brera – Sileksi
Besa 1976 – Struga Trim Lum
Rabotniçki – Shkëndija
Shkupi – Gostivari
Voska Sport – Tikveshi
Pelisteri – Vardari