Ka filluar Asambleja e 8-të Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Kosovës ku do të zgjidhet presidenti i ri i saj, dhe nënkryetarët. Janë tre kandidatë që synojnë të parin e KOK-ut dhe ata janë: Besim Hasani Linda Shala dhe Ismet Krasniqi. Kryetari aktual Besim Hasani, në fjalimin hyrës përmendi suksese e arritura nga sportistët nën mandatin e tij. Ai përmendi sukseset e arritura nga Federata e Xhudos, ndarjen e bursave për atletë të rinj, sukseset e kinematografisë dhe shumë suksese të tjera. Ndërsa, për njërën nga katër pozitat e nënpresidentëve, kanë kandiduar 11 kandidatë: Eugen Saraçini (hendboll), Arben Fetahu (basketboll), Fatmir Makolli (kickboks), Gazmend Maxhuni (triatlon), Halil Sylejmani (atletikë), Jeton Beqiri (pingpong), Lavdim Zylfiu (golf), Liridona Beadini (boks), Memli Krasniqi (xhudo), Milaim Kelmendi (skitari), Mimoza Shkodra Bislimi (volejboll).