Pas një sërë shtyrjesh, më në fund filloi gjykimi për rastin “I pushtetshmi”. Ndër të akuzuarit është edhe deputeti i VMRO DPMNE-së Antonio Miloshoski. Rasti ka të bëjë me shitjen e pronës shtetërore në fshatin Izhishta, e cila ishte në pronësi të komunës Makedonski Brod, ndërsa e ka përdorur komuna e Pllasnicës. Sipas prokurorisë, prona i ishte shitur babait të Milloshoskit dhe ishte bërë dëm në buxhet prej 50 mijë eurosh. Sot në sallën e gjyqit, të pandehurit Antonio Milloshoski, babai i tij, ish-kryetari i Komunës së Makedonski Brod, Millosim Vojnevski, ish-kryetari i Komisionit të Lustrimit, Tome Axhiev dhe gjashtë të pandehurit e tjerë, thanë se nuk ishin fajtorë për mashtrim dhe shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autoriteti. Gjykimi do të vazhdojë në 23 Prill.