KAMPIONATI I 33 BALLKANIK I ATLETËVE VETERANË MASTER  NË QYTETIN E TIVARIT NË MAL TË ZI

Shaban Sinani

Nga data 27 – 29 Shtator 2024,  në  qytetin e Tivarit të Malit Zi u zhvillua Kampionati i 33 Ballkanik për Atletët Veteran e master mbi 35 vjeç

Në këtë kampionat morën pjesë rreth 630 atlet nga 13 vende Ballkanike dhe disa atlet të ftuar nga  disa shtete tjera.

President i Shoqates Atleteve Veterane te Shqiperise, Rudin Bektashi i  cili udhëhoqi ekipin shqiptar në këtë Ballkaniadë për atletët veteran  u shprehë i kënaqur me përfaqësimin dhe rezultatet e shënuara me që u  fituan 27 medalje prej të cilave 16 të arta, 4 të argjendit dhe 7 të bronzta. “Ekipi shqiptarë u përfaqësua  me  20 atletë veteranë prej të cilëve 17 në kategorinë e  meshkujve dhe 3 në kategorinë e femrave  të cilët me  dinjitet  përfaqësuan vendin duke  fituar 27 medalje, 16 të arta, 4 të argjendit dhe 7 të bronzta  krejt në garat individuale, ndërsa u fituan edhe garat  grupore  si në garen e stafetave :

4  Vende të para  dhe medalje ari kategoria M 65 vjet  në stafetën 4 x 100.

4  Vende të treta dhe medalje të bronzit kategoria M 65 Stafeta Ballkanike 800m 400m 200m 100m

4 Vende të dyta  dhe medalje të argjendta në kategorinë M40 4 x 100m

4  Vende të dyta në kategorinë M 40 Stafeta ballkanike 800m 400m 200 m 100 m

Pra  në total  Shqipëria është stolisur  me gjithsejtë 39 medalje  prej të cilave 20 të Arta, 8 medalje të argjendta  dhe  11 medalje të bronztatha Rudin Bektashi president i Federatës së atletëve  veteran të Shqipërisë.

Atletet me te mirë ishin:

MESHKUJ

Bledar Mesi  me  4  medalje të arta  dhe  2 medalje të argjendit

Xhavit Derhemi me  4 medalje të arta

GentjanMuca me 2 medalje të arta dhe  1 medalje bronzi.

FEMRA

Halide Bektashi e  me 1 medalje të art

Monika Bakllava  me  1 medalje të argjendt

„Të gjithë atletët treguan shpirtin e tyre të sakrificës dhe rezultatet ishin shumë të mira krahasuar me numrin e atleteve pjesemares me vendet e tjera Ballkanike. Vërtet ishte një festë e vërtetë sportive. U zhvillua edhe një cermoni ku u nderuan me kupa atletët më të mirë, ata me pjesëmarje me të madhe si dhe atletët më të moshuar. Thjesht ishte një festë e madhe ku mbizotëroi sporti dhe miqësia“   tha  presidenti i Shoqates Atleteve Veterane te Shqiperise, Albanian Master Athletes AMA , Rudin Bektashi

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *