Në Beograd botohet“Melodi në valë”-“Melodija u talasu” e Sadije Alitit


Në Beograd,  Qendra për Kulturë „Vračar“,  këtyre ditëve botoi përmbledhjen me poezi“Melodi në valë”-“Melodija u talasu”, botimi më i ri i poetes tetovare Sadije Aliti, libër me poezi i përkthyer në gjuhën serbe, në vazhdën e botimeve në gjuhë të huaja.
Redaktori i librit, Rami Kamberi thekson: “Prurjet e reja të poetes nëpërmjet vargut shpërthyes, por dhe të ndriçuar bukur shpirtërisht, kjo është dhe ajo magjia e heshtur e poetes, që e bën vargun më intim dhe më personal, Sadije Aliti dëshmon se nëpërmjet poezisë kuptojmë se bëhet fjalë për një poezi jete që ndihet mirë brenda vargut poetik, me një ritëm të brendshëm, të fshehur thellë në zërin shpirtëror te bota e madhe femërore”.
“Në përmbledhjen me poezi “Melodi në valë”-“Melodija u talasu”, poetja na flet jo vetëm për dashurinë dhe poezinë e dashurisë, ajo prek nga thellësia e shpirtit shumë tema të tjera jetësore, sinqerisht, me stilin e saj modern, të konstruktuar qartë e të veçantë. Madje hasim në poezi patriotike, në poezi ajo i drejtohet edhe babait edhe nënës, përmes vargjeve flet për dhimbjen e jetës, për atë që ia rëndon shpirtin. Më e rëndësishmja, me këtë libër, Sadije Aliti e konfirmon se ka një vend të veçantë në majat e poezisë bashkëkohore shqipe”- shprehet mes tjerash poeti DinkoOsmançeviç.

Autorja e librit, Sadije Aliti thotë se është  një konsideratë e veçnatë që libri të botohet në Beograd, bashkëpunimi kulturor kontribuon në kultivimine vlerave kulturore ndërmjet popujve, në afirmimin dhe njohjen e shkrimtarëve, njohjen e kulturave të vendeve tona, ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe edhe te gjenerata e reja që jetojnë jashtë trojeve shqiptare, që jetojnë në diasporën shqiptare.
Në dedikimin e shtuar në libër thuhet:” Respekt për shqiptarët në Serbi, për dashurinë e madhe për gjuhën shqipe, trojet shqiptare dhe mërgatën shqiptare kudo. Kulturën, traditën, doket dhe zakonet e të parëve”.
Ekipi punues në këtë libër përbëhet nga: redaktor Rami Kamberi dhe Emilija Čolak, recensent Dajana Savović, përkthyes në serbisht Smajl Smaka, lektor Dinko Osmančević, korrektore Maja Đukanović, Shtypi: Goragraf, Beograd, Serbi. Botues: Qendra për Kulturë „Vračar“ në Beograd me botues Dušica Đukić Bodlović. Një faleminderim të veçantë autorja shpreh edhe për poetin Jeton Kelmendi dhe Milutin Djurickovic për mbështetjen dhe përkrahjen e realizimit të këtij botimi.  Ky botim realizohet në vazhdën e botimeve në gjuhë të huaja që tani më janë disa sosh.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *