ARD KASAMI- JEMI DUKE PUNUAR MAKSIMALISHT PËR T’U RIKTHYER NË RRUGËN E FITOREVE

Shaban Sinani

Skuadra kampione e Struga Trim Lum, sot në stadiumin e qytetit në Strugë në kuadër të javës së 8-të sezonit vjeshtor do të përballert me liderin në renditjen e tabelës ekipin e Gostivarit. Kjo ndeshkje  për struganën vjenë pas  disa rezultateve jo të kënaqëshme, ndaj edhe fitorja do të ishte e mirëseardhur për kthimin e vetëbesimit në ekipin që e drejton trajneri Qatip Osmani.

Kapiteni i ekipit Ard Kasami në pritje të ndeshjes së sotme me Gostivarin u shprehë optimist se kësaj radhe pikët do të mbeten në Strugë:  

Në fundjavë përballemi me ekipin e Gostivarit. Duke pasur parasysh se gëzojnë një formë të mirë dhe kanë futbollistë kualitativ, besoj se do të jetë një ndeshje e rëndë.   Jemi të vetëdijshëm se ekipi ndodhet në një krizë, kur janë në pyetje ndeshjet e fundit, mirëpo jemi duke punuar maksimalisht për t’u rikthyer në rrugën e fitoreve, pasi qëllimet tona dihen, të jemi në krye të tabelës së klasifikimit, ashtu edhe siç i ka hije një skuadre kampione” deklarloi Ard Kasami.

Ndeshja  Struga Trim Lum – Gistivari, luhet sot  në sytadiumin e qytetit në Strugë, me fillim në orën 14:00

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *