Liga e dytë: Bashkimi shënon fitore si mysafirë, Arsimi humbë në Kamenicë

Shaban Sinani

Dy fitore të ekipeve vendase, tre barazime  dhe tre fitore të ekipeve mysafire me gjithsejtë 8 gola të shënuar është epilogu i tetë ndeshjeve të javës së gjashtë në Ligën e dytë të futbollit vendor.

 Ekipi i Bashkimit të Kumanovës   kthehet me  3 pikë mëdha nga ndeshja kundër Vardarit të Negotinës e cila u zhvillua në Qendrën sportive “Pandev” në Strumicë.  Golin e vetëm për kumanovarët e shënoi futbollisti tetovar Metriza Hamza në minutën e 20 të ndeshjes.. 

Në Makedonska Kamenicë ekipi i Arsimit nga Çegrani pësoi humbje 2-1  nga  skuadra Kamenica  Sasa, me çka përfundoi seria e katër fitoreve radhazi të verdh e zinjve. Golin e vetëm për Arsimin e  shënoi Ajradin Cuculi nga penaltia. Në xhiron e ardhshme  Arsimi në Gostivar do të përballet  me ekipin  Vardarski.

Rezultatet e xhiros së 7-të

Vardari (Neg) – Bashkimi   0-1

Kamenica Sasa – Arsimi  2-1

Pobeda – Ohri  0-1

Novaci – Bellasica 0-0

Vardarski – Makedonija Gj.P  0-2

Osogova – Boreci 1-0

Skopje – Bregallnica  0-0

Kozhufi – Detonit Plaçkovica  0-0

Тabela pas kompletimit të xhiros së 6-të: 1. Bregallnica 14 pikë, 2.Makedonija Gj.P  13, 3.Bashkimi 13, 4.Arsimi 12, 5.Kozhufi 12 pikë, 6. Detonnit Plaçovica 11, 7.Novaci 10, 8.Kamenica Sasa 8, 9.Skopje 7, 10.Ohri 7, 11.Bellasica 5,  13.Pobeda 4, 14.Vardari (Neg) 4, 15.Boreci 3, 16.Vardarski 2 pikë

Në xhirin e 7-të që zhvillohet më 6 tetor,  me fillim në 14:00, takohen: Arsimi – Vardarski, Bashkimi – Pobeda,  Bellasica – Kamenmica Sasa, Boreci – Skopje, Bregallnica – Kozhufi, Detonit Plaçkovica – Vardari Negotinë dhe Makedonija Gj.P – Osogova

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *