FFM-ja, pezullon edhe stadiumin e Bashkimit në Kumanovë

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) pasi që pezulloi stadiumin e Tikveshit në Kavadar,  Vardarit në Negotinë së fundit pezullohet edhe  stadium i KF Bashkimit në Kumanovë. Shkak i pezullimit të stadiumit të Bashkimit është sulmi ndaj arbitrave nga nikoqirët pas ndeshjes së Ligës së Dytë të Futbollit ndërmjet Bashkimit dhe Bellasicës.

FFM njofton se Komisioni i Garave të FFM-së në seancën e sotme ka marrë vendim sipas neneve 41, 42 dhe 75 të Rregullores së Garave të FFM-së për PEZULLIM të stadiumit “BASHKIMI” Kumanovë për shkak të prezencës së jozyrtarëve në fushë pas përfundimit të takimit të javës së 4-të në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, në mes KF Bashkimi 1947 AD dhe  FC Bellasica SHA luajtur më 25 shtator 2024 në Kumanovë. Stadiumi “BASHKIMI” Kumanovë është i pezulluar deri në marrjen e vendimit tjetër nga FFM. Pezullimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e FFM-së.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *