LIGA E PARË: Zhvillohen ndeshjet e javës së 7-të. Ndeshje më intertesante në Maxhari, Çair dhe Ohër

Shaban Sinani

Të mërkurën në gjashtë stadiumet e Ligës së pare zhvillohen ndeshjet e xhiros së shtatë të sezonit vjeshtor. Takime më intertesante pritet të zhvillohen në Maxhari, Çair dhe Ohër. Të gjitha ndeshjet nisin në ora 15:00, pos takimit Vardari-Sileksi që fillon në ora 20:00.

Të mërkurën në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari zhvillohet  kryendeshja e kësaj jave mes Gostivarit  dhe Shkëndijës . Kjo ndeshje  derbi do të zhvillohet në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen Maxhari pa praninë e tifozëve. Duke  pasur para sysh se dy  ekipet prtendojnë kreun e tabelës  futbollistët e dy skuadrave  janë  kanë respekt për njëra tjetrën  por  shpresojnë  në suksesin e ekipeve  të tyre.

Kështu Zeni Husmani futbollisti I Gostivarit  para kësaj ndeshje  deklaroi: “Besoj që do të jetë një ndeshje e mirë, kualitative edhe atraktive. Shkëndija ka ekip cilësore me lojtar cilësorë,  po gjithashtu edhe ne jemi në formë të mirë me lojtar individual kualitativ. Ne në çdo ndeshje shkojmë për me i marrë tre pikë ashtu do jetë edhe ne lojën me Shkëndijën”.

Nga aan  tjetër sulmuesi anësor Vanë Kërstevski I Shkkëndijës  pë kanalin zyrtar të klubit  është shprehur optimist për takimin me Gostivarin.

 “Të them se atmosfera në ekip është e shkëlqyeshme. Nga dita në ditë është më mirë. Jemi të lumtur për fitoren 5:1 ndaj Voskës, por kjo nuk na jep të drejtë të fluturojmë në re të them. Tani mendojmë për ndeshjen e radhës që na pret nesër me Gostivarin. “Mendoj se Gostivari është vërtet ekipi kualitativ, e kanë treguar në ndeshjet paraprake. Mirëpo qëllimi ynë është nesër të dalim dhe të luajmë sa më mirë që mundemi për të ruajtur atë vend të parë dhe të vazhdojmë serinë pozitive që e kemi bërë në ndeshjet paraprake.” Ka deklaruar Vane Kërstevski

Një ndeshje mjaft interesante do të zhvillohet edhe në stadiumin e Çairit në Shkup, përherë të parë në histori  si anëtare  të  ligës së pare takohen FC Shkupi  dhe Besa Dobërdollit. Dy  ekipet  kampionatin  nuk e kanë filluar ashtu siç kanë pritur  sidomos  ekip  debuetues Besa e Dobërdaolllit e cila nga gjashtë ndeshje  ka vetëm 1 fitor dhe në barazim. Prandaj ndeshja  em SHkupin e prtë  me  një entuziazëm me shpresë se  mund  tësfidojnë venadasin. Para ndeshjes njëri nga futbollostët më me përvojë Mexhit Neziri ka deklaruar:

Me FC Shkupin luajmë ndeshjen e katërt brenda dhjetë ditëve, një ndeshje e rëndësishme kundër një skuadre që lufton për kreun edhe këtë vit. Deri tani kemi parë se në futboll mund të ndodhë çdo gjë. Ne, si klub, edhe pse na kanë munguar rezultatet pozitive në ndeshjet e fundit, ekipi ka treguar lojë të mirë dhe premtuese, dhe shumë shpejt do t’i kthehemi rezultateve pozitive.

Në përgjithësi ekipi luan mirë dhe ka formë të mirë, por do të duhet t’i kushtojmë më shumë rëndësi detajeve, sepse në çdo ndeshje kemi qenë shumë afër fitores. Duhet të jemi më këmbëngulës dhe të besojmë më shumë në vetvete.  Unë besoj se ekipi do të reagojë pas disfatës së fundit dhe do të bëj maksimumin që në ndeshjen me Shkupin të rikthehemi te rezultatet pozitive”. Ka deklaruar futbollisti Mexhit Neziri

Ndeshje  interesante  pritet të zhvillohet edhe  në Ohri  atje ku mejdanin do ta ndajnë dy  skuadrat fqinje Voska Sport dhe  kampioni në fuqi Struga Trim Lum. Në 6 xhirot e deritanishme, Voska Sport ka grumbulluar vetëm 4 pikë, duke regjistruar 1 fitore, 1 barazim dhe 4 disfata., ndërsa Struga Trim Lum  ka 3 fitore një barazim dhe  2 humbje .

Ndeshja e nesërme është një mundësi e mirë për të shënuar dhe për të dyja ekipet  që të bëjnë kthesë positive  në aspektin pozitiv pasi  dy ekipet vërtet mewrritojnë më tepër.

AP Brera në Strumicë do të mirëpret Tikveshin, ndërkohë në Manastir do të përballen Pelisteri dhe Rabotniçki. Ndeshja e fundit, me të cilën do të mbyllet java e 7-të në elitën e futbollit vendor, është ajo midis Vardarit dhe Sileksit, që do të zhvillohet në mbrëmje, më saktësisht në ora 20:00 në arenën “Todor Proeski” në Shkup.  Pesë ndeshjet e para  zhvillohen në ora 15:00

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *