KARATE: MBI 400 KARATEISTË MORRËN PJESË NË TURNEUN NDËRKOMBËTARË “TETOVA OPEN 2024”

Shaban Sinani

Në organizim të klubit të Karatesë “Fati” dhe në bashkëpunim me Federatën e Karatesë së Maqedonisë së Veriut sot, në Tetovë u mbajt edicioni i 21-ti me radhë Turneu ndërkombëtar i karatesë “Tetova Open 2024”, ku morën pjesë mbi 400 garues nga disa vende të rajonit.

Në këtë turne  ndërkombëtar  të karatesë “Tetova Open 2024”, morën pjesë mbi 400 garues të gjitha moshave nga të gjitha klubet e Maqedonisë së Veriut, garues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Bujanocit. Turneun të hapur e shpalli kampioni olimpik Shaban Trstena

Organizatori I Turneut  Arlind Huseini  falënderoi  dy kryetarët e komunave Nuhi Nezirin e Tearcës dhe Besnik Emshiun e Bogovinës, për përkrahjen e dhënë ndërsa   garuesve  iu dëshiroj  suksese në garat e turneut,

 “Unë si nikoqir i Turneut ndërkombëtarë të karatesë ju falënderojë të  përzemërsisht të gjithë juve  që me kaq masivitet jeni përgjigjur ftesës  pë Turneun tradicional të “Tetova Open 2024”. Gjithashtu  shfrytëzojë rastin  të falënderoj  dy komunat at të Bogovinë dhe Tearcës për ndihmën e dhënë. Gjithashtu mos të harrojmë edhe  sektorin privat të cilët  gjithmonë kanë qenë të gatshëm në çdo kohë për të më  ndihmuar.  Në  fund më lejoni që të gjithë garuesve  t’ju  fat  dhe  shumë suksese në garën e sotme

Organizatori ndau mirënjohje për mbështetësit e këtij turneu dhe ekipet pjesëmarrëse normalisht edhe për tre  kargatistë më të suksesshëm në të gjitha kategoritë. Nuk u harruan as edhe gazetarët e sportit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *