“ULQIN 2024”: DURRËSI FITUES I EDICIONIT TË 19-të TURNEU MBARËKOMBËTAR I FUTBOLLIT PËR FËMIJË U-15

Shaban Sinani – Ulqin

Reprezentacioni i  i qytetit të Durrësit  doli  fitues  i edicionit të 19-të Turneu Mbarëkombëtar i  futbollit për fëmijë U-15  “Ulqini 2024” para  Ulqinit  dhe Tetovës

Në ndeshjen finale  të Turneut Mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë  U-15, Durrësi mundi  ekipin  organizator  Ulqinin me rezultat  1-0 me golin e  Fernando Kucit, Vendi i  dytë i takoi Ulqinit, ndërsa i treti Tetovës  që sot e mundi Pejën 3-1  me  golat  që i shënuan Nevzat Asani 2 gola dhe Soner Rakipi 1. Organizatori pë të  gjitha ekipet  ndau medalje , ndërsa  për tre ekipet e para edhe Kupa. ë. Koordinatori   dhe  organizatori i këtij eventi  Gzim Hajdinaga  pas  përfundimit   të suksesshëm të Turneut, i kënaqur  me rrjedhën e  manifestimit deklaroi:          

          Fillimisht dua të falënderoj gjithë pjesëmarrësit. Ne në Ulqin themi se ndonjëherë është më lehtë me dërgu ftesën, se sa me ardhë, por nuk është diçka e re, të gjithë nga të gjitha adresat që kanë ardhë në Ulqin, kanë vlerësuar se duhet të jemi përsëri së bashku, të vazhdojmë këtë traditë kaq të mirë të këtij projekti e evenimenti kaq për mua madhështor edhe pse ndokush mund të mos ta rradhis në këtë nivel, sepse kemi të bëjmë me futboll të fëmijëve të moshës 15 vjeç. Misioni i asaj që kanë menduar ato që e kanë nisur këtë projekt dhe këtë rrugëtim kaq të mirë ka qenë për tu njoftuar fëmijët me fëmijët, për të hedhur ura bashkëpunimi dhe komunikimi, dhe nuk ka më mirë se sa në pesë qytetet ku përfaqësojnë pesë shtetet ku jeton kombi jonë”,  tha ai

I kënaq2ur  mbeti edhje  Kooedinatori për Tetovën Muzafer Livoraka  falënderoj   organizatorin për organizimin e përkryer:. “ Organizimi  në nivelin e duhur, Urime  koordinatorin  Gzim Hajdinaga  dhe stafin e tijj, Urime  edhe për djelmoshat të cilët kundër Pejës patën paraqitje të shklëlqyeshme” Tha  koordinatori  për Tetovë Muzafer Livoreka

Futbollisti Nevzat  Asani  nga organizatori i  shpall gala shënuesi i Turneut

Turnir i nivelit të lartë, urime Durrësit pë titullin e fituar,  ndërsa   nga  Tetova  pritej më tepër. Unë ndihem krenar që u shpalla  golashënuesi më mirë” tha  Nevzat Asani futbollist

 Pra kampion i  edicionit të 19-të doli  Durrësi para  Ulqinit Tetovës, Bujanocit  dhe  Pejës. Edicioni  20-të do të mbahet në Bujanoc  në Vitin 2025.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *