“ULQIN 2024”: TETOVA  FITOI VENDIN E TRETË

Shaban Sinani – Ulqin

Reprezentacioni i Tetovës  që drejtohet  nga  seleksionuesi Ismail Ismaili, pas  fitores së sotme 3-1 kundër reprezentacionit të Pejës siguroi pozitën e tretë në edicionin e 19-të Turneu Mbarëkombëtar I  futbollit për fëmijë U-15  që mbahet në Ulqin.

Autor të golave  për Tetovën  ishin  Nevzat Asani 2 gola  dhe Soner  Rakipi 1, ndërsa  golin e vetëm për  Pejën e shënoi Valton Fekaj.

Urime  për djelmoshat të cilët kundër Pejës patën paraqitje të shklëlqyeshme” THa  koordinatori  për Tetovë Muzafer Livoreka.

 Kujtojmë se  në finale  përballen  Ulqini – Durrësi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *