Nga Ulqini Shaban Sinani
Në finale për trofeun e 19-të në Turneun Mbarëkombëtarë të futbollit për fëmijë U-15, “Ulqini 2024” do të përballen reprezentacionet e qyteteve bregdetare të Ulqinit dhe Durrësit, nd137rsa për vendin e tretë do të luajnë Tetova dhe Peja
Ndryshe pas ndeshjeve eliminatore në ditën e parë të turneut ku u arritën këto rezultate: Ulqini – Tetova 1-0, Durrësi – Bujanoci 2-0 dhe Ulqini – Peja 0-0 pas ekzekutimit të penaltive 5-3 për ulqinakët , në finale u kualifikuan Ulqini dhe Durrësi ndërsa Tetova dhe Peja do ta diskutojnë vendin e tretë
Kështu të shtunën në ora 10:00 zhvillohet finalja e vogël Tetova – Peja, ndërsa në ora 12:00 luhet finalja e madhe Ulqini – Durrësi. Vendasit luftojnë për trofeun e parë të Turneut Mbarëkombëtarë, ndërsa Durrësi për trofeun e pestë.
Organizimi i turneut nga pjesëmarrësit në ditën e parë është cilësuar me notën më të lartë.