ULQINI – TETOVA HAPIN TURNEUN MBARËKOMBËTARË TË FUTBOLLIT “ULQINI 2024”

Nga  Ulqini  Shaban Sinani

Sot edhe  zyrtarisht  nisë Turneu Mbarëkombëtar I Futbollit për fëmijë “Ulqini 2024”  ku marrin pjesë  ekipet  e  qyteteve   Durrësi, Tetova, Peja, Bujanoci dhe nikoqiri Ulqini.

 Hapja  solemne  është caktuar  pë në ora  10.00. Turneun të hapur do ta shpall  kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu dhe koordinatori për Ulqinin  Gëzim Hajdinaga, ndërsa  të pranishmit   do ti përshëndetin edhe koordinatorët e qyteteve tjera.  I pranishëm në  hapjen  solemne  do të jetë edhe  kryetari i Komunës së Tetovës  Bilall Kasami dhe  zyrtarë  nga  Durrësi  , Peja  dhe  Bujanoci.

 Mbrëmë në praninë përfaqësueseve  tբ pesë ekipeve pjesëmarrëse u hedhë shorti  pë rrjedhën e  turneut. Kështu që fati deshi  që në ndeshjen hapëse të përballeni  ekipi nikoqir  dhe  reprezentacioni i Tetovës që drejtohet nga   seleksionuesi  Ismail Ismaili.

 Pra ndeshja e parë hapëse Ulqini – Tetova, fillon në ora  10 e 30, Peja është e lirë, ndërsa Bujanoci – Durrësi  fillojnë ora  12:00

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *