Shaban Sinani
Të mërkurën më 18 shtator me fillim në ora 15:00 do të zhvillohen 12 ndeshje e 1/16 të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll, ndërsa tre takime janë anuluar për datën 2 tetor shkaku i obligimeve të reprezentacionit amator. Ekipet fituese kalojnë në 1/8 e finales.
Një ndeshje mjaft m interesante do të zhvillohet në stadiumin e Qendrës Sportive në Tetovë aty ku do të përballen klubi i futbollit Xhepçishti anëtare në Ligën e tretë Perëndim dhe FC Shkupi. Vendasit janë të vetëdijshëm se Shkupi është favorite absolute por n ë asnjë moment nuk mendojnë të dorëzohen
“Do të jetë një ndeshje shumë interesante. Ne jemi të vetëdijshëm se përball kemi një ekip shumë cilësorë siç është ekipi i Shkupit, një ekip me histori dhe me suksese jashtëzakonisht të mëdha në Ligën e pare, mirëpo ne besojmë në forcat tona, besojmë në ekipin tone edhe pse ato janë ekip favorite në këtë ndeshje ne do të mundohemi të japim maksimumin dhe nuk i dihet ndoshta do të bëjmë ndonjë surprize” deklaroi drejtori sportiv Bekim Sadiki.
Përkundër faktit se Shkupi është favorite, vendasit thonë se futbollit asnjëherë nuk i dihet.
“Në futboll gjithçka është e mundshme edhe pse Shkupi është favorite në letër mirëpo në futboll ndodhin surpriza. Dhe dashtë zoti që at ditë surprize e këndshme të jemi ne si klub FC Xhepçishti dhe në fund mundet edhe ta befasojmë ekipin e Shkupit dhe ndoshta të kalojmë në raundin tjetër” th Bekim Sadiki
Çiftet për 1/16 e finales së Kupës së Maqedonisë janë: Xhepçishti – Shkupi, Kozhufi – Arsimi, Vardari Negotinë – AP Brera, Jeni Maalo – Shkëndija, K F Sloboden – Bregallnica, Ohri – Besa e Dobërdollit, Shkëndija e Haraqinës – Rabotniçki, Karbinci – Sileksi, Borec – Detonit Plaçkovica, Slloga 1934 – Struga Trim Lum, Skopje – Pelisteri dhe Novaci – Vardari. Ndërsa tre takimet tjera do të zhvillohen më 2 tetor, me fillim në orën 14:00, takohen: Pobeda-Gostivari, Bashkimi 1947 – Voska Sport dhe Bellasica-Makedonija Gj.P .Kujtojmë se në të tetën e finales kualifikohen të gjitha ekipet fituese