Malet e Sharrit kanë rëndësi të madhe për gjithë mjedisin përreth për faktin se aty gjenden burimet ujore nga ku “ushqehen” lumenjtë e rajonit. Këto male bëjnë lidhjen midis tre zonave të mëdha ujëmbajtëse dhe janë të pasura me burime, lumenj, liqene dhe ujëvara. Po ashtu Mali Sharr është i pasur edhe me bimë dhe kultura të ndryshme. Aktualisht dy liqenet në bjeshkët e fshatit Veshallë të Tetovës, Liqeni Karanikollës 2180m dhe liqeni Kuq 2215m, janë një bukuri e rrallë e malit Sharr. Ecja nga fshati Veshallë te liqenet e deri në majë të kësaj bjeshke është një atraksion në vete dhe shumë i vizituar kohën e fundit. Ky rajon dhe këto bukuri natyrore kanë nevojë për promovim dhe për ruajtjen e tyre. Nga fshati Veshallë për të arritur deri tek këta dy liqene në këmbë duhet të ecësh 3 deri në 3 orë e gjysmë në një terren jo shumë të vështirë. Numri i turistëve që këtë vit kanë vizituar këto dy liqene është dukshëm më i madh në krahasim me një vit më parë dhe kjo vjen si rezultat i promovimit që i bëhet Malit Sharr.
Malet e Sharrit kanë rëndësi të madhe për gjithë mjedisin përreth për faktin se aty gjenden burimet ujore nga ku “ushqehen” lumenjtë e rajonit. Këto male bëjnë lidhjen midis tre zonave të mëdha ujëmbajtëse dhe janë të pasura me burime, lumenj, liqene dhe ujëvara. Po ashtu Mali Sharr është i pasur edhe me bimë dhe kultura të ndryshme. Aktualisht dy liqenet në bjeshkët e fshatit Veshallë të Tetovës, Liqeni Karanikollës 2180m dhe liqeni Kuq 2215m, janë një bukuri e rrallë e malit Sharr. Ecja nga fshati Veshallë te liqenet e deri në majë të kësaj bjeshke është një atraksion në vete dhe shumë i vizituar kohën e fundit. Ky rajon dhe këto bukuri natyrore kanë nevojë për promovim dhe për ruajtjen e tyre.
Nga fshati Veshallë për të arritur deri tek këta dy liqene në këmbë duhet të ecësh 3 deri në 3 orë e gjysmë në një terren jo shumë të vështirë. Numri i turistëve që këtë vit kanë vizituar këto dy liqene është dukshëm më i madh në krahasim me një vit më parë dhe kjo vjen si rezultat i promovimit që i bëhet Malit Sharr. Banorë të zonës së Veshallës thonë se Liqeni i Kuq, gjatë stinës së verës nuk ka ujë dhe për këtë shkak e ka marrë emrin Liqeni i Kuq, ndërsa me fillimin e të reshurave dhe dimrit mbushet me ujë. Ky prezantim i shoqatës “Renesansa” është në kuadër të projektit “Mbrojtja e Ambientit jetësor dhe promovimi i turizmit malor” financiarisht i mbështetur nga CNVP-PONT.