Sekretari i MPPS, Ejupi takoi drejtoreshen e çerdhes “Pranvera”, Nevrije Dalipi

Sot në zyrat e Ministrisë së punës dhe politikës sociale prita në takim drejtoreshën e çerdhes “Pranvera” në komunën e Vrapçishtit zonjën Nevrije Dalipi ka bere te ditur sekretari shtetëror ne MPPS, Resmi Ejupi. Gjatë takimit të sotshëm u bisedua për ecurinë e punëve në këtë çerdhe.Nga viti 2018 qeveria në këtë komunë ka investuar për hapjen e çerdheve në dy fshatra të kësaj komune në Vrapçisht si dhe në Dobridoll.Poashtu vitin e kaluar ka kryer investim për hapjen e çerdhes në fshatin Negotinë objekt i cili pritet që së shpejti të lëshohet në përdorim, me çka pritet që të plotësohen të gjitha kërkesat e prindërve që kanë nevojë që të dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe. Kapaciteti i këtij objekti do të jetë për 60 fëmijë.Gjithashtu kjo komunë ka paraparë ndërtimin e një çerdhje në fshatin Gradec dhe shpresojmë që ky projekt në të ardhmen të jetë në programin e ministrisë

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *