Vaksinat kineze së shpejti arrijnë në Maqedoni, sot u nënshkrua marrëveshja

Ministria e Shëndetësisë nënshkroi marrëveshjen për blerjen e 200 mijë vaksinave anticovid nga kompania farmaceutike kineze “Sinofarm” nga Kina. Vaksinat kineze anticovid do të arrijnë në aeroportin e Shkupit, megjithëse tani për tani nuk ka datë të caktuar se kur do të arrijnë, por theksohet se të njejtat do të arrijnë në muajin shkurt.

Me ardhjen e vaksinave kineze, do të fillojë procesi i imunizimit, përmes të cilit do të përfshihen 100 mijë qytetarë. Plani kombëtar i imunizimit tashmë është përshtatur. Vaksinimi do të kryhet përmes rrjetit ekzistues shëndetësor dhe pikave të vaksinimit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *