Shaban Sinani
“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listën e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, thuhet në Komunikatë zyrtare të publikuar në faqen e FFK-së
Ndërkohë që përfaqësuesja e Kosovë vazhdon përgatitjet për ndeshjen e dytë kundër Qipros në transfertë. Ekipi sot në Kampin Nacional në Hajvali ka zhvilluar séance e fundit stërvitore para udhëtimit në Laranka ku të hënën në ora 18:00, do të zhvillohet ndeshja e xhiros së dytë të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve . Ndërkohë, sulmuesi Vedat Muriqi, ka zhvilluar stërvitje të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, për shkak të një shqetësimi nga ndeshja e kaluar kundër Rumanisë. Ndeshja e nesërme me Qipron është rëndësishme për sadopak shërimin e plagëve pas disfatës turpëruese me Rumaninë por edhe kthimin e atmosferës pozitive pas largimit të tre futbollistëve të cilët kanë thyer rregulloren e ekipit kombëtar