LIGA E KOMBEVE: MAQEDONIA E VERIUT ME OPTIMIZËM PRET NDESHJEN NESËRME KUNDËR ISHUJVE FAROE

Shaban Sinani  Torshavn  Ishujt Farore

Përfaqësuesja “A” e Maqedonisë së Veriut në futboll nga dita e djeshme  është e akomoduar në Torshavn, ku të shtunën  do të zhvilloj ndeshjen e parë  të edicionit të ri në Ligën C grupi 4-të të UEFA Liga e Kombeve  kundër përfaqësueses së Ishujve  Faroe. Reprezentacioni ynë mbrëmë shfrytëzoi rastin që të zhvilloi një seancë stërvitore në stadiumin Tórsvøllur në Torshavn.  Në ekipin  tone atmosfera  para  kësaj ndeshje është në nivelin e duhur, por  shkaku i lëndimeve  mungojnë Aleksandar Trajkovski dhe Milan Ristovski, ndërsa në reprezentacion është ftuar Mario Ilievski nga  reprezentacioni i të rinjve.

Takimi Ishujt Faroe – Maqedonia e Veriut  zhvillohet të shtunën me  fillim në ora 15:00, në stadiumin Tórsvøllur në Torshavn, ndërsa do ta drejtoj gjyqtari lituanes Manfredas Lukyanchukas 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *