Rama paralajmëron fabrikë vaksinash në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sjellë 192 mijë vaksinat kineze në Shqipëri.

Me këtë rast, ka njoftuar, se me kompaninë prodhuese janë dakorduar që të ndërtojnë fabrikë vaksinash në Shqipëri.

“Jemi dakorduar për të sjellë në vend, njërin nga inestimet më të mëdha në fushën e shëndetësisë. Një fabrikë prodhuese e vaksinave”, tha Rama.

Dua të shtoj se ne sot kemi mundësi të japim një mesazh të drejtpërdrejt Kosovës, vlëllezërve dhe motrave tona atje, jemi gati menjëherë që nga nesër të marrim përsipër vaksinimin e bluzëve të bardha të Kosovës. Janë 11 mijë bluze të bardha atje dhe për 20 ditë ne jemi gati të kryejmë vaksinimin e ttë gjithëve. Nëse ata duan të organizojnë procesin dhe vijnë më shpejt në Kukës, s’ka problem, mund të bëhet në një kohë më të shpejtë. Së bashku me ministren e Shëndetësisë, kemi diskutuar dhe janë marrë masat që procesi i vaksinimit të fillojë menjëherë sapo të fillojnë vaksinat të fillojnë procedurat e regjistrimit dhe shpërndarjes në të gjithë territoret dhe të krijojmë një orare të posaçëm vaksinimi deri në mesnatë, duke e bërë dhe me tre turne. Ministria e Shëndetësisë dhe autoritete t e posaçme do të japin leje për të gjithë të moshuarit që do të jenë pjesë e regjistrit të vaksinimit, nga moshat më të larta duke zbritur poshtë”, tha kryeministri.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *