Agon Elezi: Është e vërtet se ne jemi si favorite në grupin tonë dhe besojmë në veten se jemi më kualitativ se kundërshtarët

Shaban Sinani

Në prag të edicionit të katërt me radhë UEFA Liga e Kombeve, reprezentacioni I Maqedonisë së Veriut  nën drejtimin e seleksionuesit Blagoja Milevski , dje pasdite ka nisur përgatitjet për përballjen me Ishujt Faroe më 7 shtator dhe Armenisë më 10 shtator . Në grumbullimin e parë ka munguar vetë portieri Shishkovski

Para  seancës  së parë stërvitore njëri nga futbollistët tanë që është shpresa e reprezentacionit  Agon Elezi  mesfushori  i ekipit Bochum në Gjermani  është shprehur optimist  në përballjet  me  Ishujt Faroe  dhe  Armenduke u bazuar në   formën dhe atmosferën në grup shpreson  në sukses në përballjen me Ishujt Faroe

Normalisht  ndryshe  nga  grumbullimi I fundit ku ishte edhe fundi I sezonës, tash është fillimi i sezonës. Të gjithë djemtë kanë dëshirë të madhe të punojnë dhe janë të gjithë të përgatitur për  fillimin e një edicioni të ri të Ligës së Kombeve që është shumë e rëndësishme për ne. Është e vërtet se ne jemi si favorite në grupin tone dhe besojmë në veten se jemi më kualitativ  se  kundërshtarët , por e ceki  se nuk ka  lojë e fituar para kohe, Duhet ta  dëshmojmë veten në terren dhe  të kërkojmë tri pikët në lojën e pare kundër Ishujve Faroe” deklaroi Agon Elezi

Agon Elezi thotë jemi gjatë kohë bashkë dhe kemi punuar gjithë kohës  mu për këto ndeshje për fillimin e Ligës së Kombeve

E ceki përsëri se djemtë  që janë  kanë shumë vetbesim dhe jemi të gjithë në të njëjtin mendim  se duhet të fitojmë këto ndeshje me patjetër. Normal kur luhet për ekipin e Maqedonisë secila lojë duhet të fitohet. Por këto loja  janë më veçanta sepse janë për Ligën e Kombeve edhe besojmë se jemi shumë të gatshëm  ta fitojmë ndeshjen e pare, pastaj ndeshja  e dytë është komplet në plan të dytë pasi ne mendojmë vetëm për Ishujt Faroe për momentin” tha ai

Kombëtarja  do të përgatitet  në kampin stërvitor  të FFM-së deri të mërkurën, ndërsa  të enjten në mesditë  niset për në Tórshavn . Ndeshja Ishujt Faroe  – Maqedonia e Veriut luhet të shtunën në orën 15:00.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *