Kreu i “Lëvizjes Besa”, Bilall Kasami në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend tha se opozita shqiptare me bllokadën e Kuvendit po përpiqet të fitojë pikë politike.“Bllokada nga opozita shqiptare në thelb nuk ka të bëj me zgjidhjen e problemit me shtetësinë e atyre që nuk e kanë atë, por këtu qëllimi i tyre është vetëm të fitojnë pikë të ulëta politike”, tha Kasami duke shtuar se brenda koalicionit qeverisës tashmë është hapur debat për të nxjerrë , siç tha ai “numrin e saktë të personave pa nënshtetësi”.