Ujëvara e Leshnicës, është një ndër ujëvarat më të veçanta në Malin Sharr dhe më gjërë. Ajo ndodhet brenda nje zgavre gjigande e krijuar prej gerryerjes se ujit në lartësi mbidetare prej 1553 metër, ndërsa për të shkuar deri tek ujëvarja duhet të ecni në këmbë 17.8 km edhe atë nga fshati Bozovcë. Dy kadat ( ujëvarja) e bëjnë këtë vend shumë të vizitueshëm sepse nga rrjedhja e ujit është krijuar pamja e bukur. Po ashtu ka edhe një drejtim tjetër që mund të shkosh të vizitosh këtë vend respektivisht nga Kodra e Diellit, ku shtegu është më I lehtë por të duhet shumë kohë për të arritur në destinacionin e duhur. Nga Bozovca në këmbë bën 1 orë e 30 minuta dhe mund të kalohet nga të gjithë.