Vila Agroturizem është një ndër vilat më të njohura në atarin e ashtuquajtur “Stanet e Shipkovicës”, 12 km larg Tetovës, një ndër vendet më të frekuentuara nga turistët vendor dhe ato të huaj. Restoranett tradicionale, bagëtite, vilat dhe etno shpijat e bëjnë këtë vend më tërheqës për turistët. Arben Halili pronar i Vilës Agroturizëm thotë se kushtet në këtë lokacion janë mjaft të favorshme jo vetëm për zhvillimin e turizmit malor, por edhe për zhvillimin e ekonomisë locale. Vila ime ka një kapacitet prej 9 personave me kushte shumë të volitshme, me panella diellore për të siguruar rrymën për turistët. Mendoj dhe besoj se vetëm përmes krijimit të kushteve për turistët e huaj dhe vendor do të mund të zhvillojmë ekonominë lokale për të ndihmuar kështu banorët e malësisë së Sharrit. Mendoj theksoi Halili se vetëm me punë dhe pak investime mund të bëjmë Stanet e Shipkovicës një ndër atraksionet më të zhvilluara dhe më tërheqëse turistike në gjithë rajonin.