Çaji prej lules së Gjemb Gomarit ka shumë veti shëruese


Viteve të fundit dukshëm është rritur numri I personave që merren me mbledhjen dhe kultivimin e llojeve të ndryshme të çajit. Argjend Alili, thotë se Mali Sharr është I pasur me shumë lloje të çajit dhe bimëve tjera shëruese të cilat nuk mund ti gjesh në ndonjë vend tjetër. Çaji I malit, pastaj Gjemb Gomari që lat (Silybum marianum) ka në malin tonë me shumicë dhe është një bimë mjaft shëruese. Ka një funksion mbrojtës dhe restaurues, është i shkëlqyer për cirrozën, hepatitin dhe psoriazën. Rrit sasinë e lëngut të prodhuar në tëmth. Ka aftësinë për të pastruar trupin, dhe mbështet tretjen. Ndihmon në uljen në peshë.
Në mjekësinë tradicionale, përdoret gjithashtu për të nxitur prodhimin e qumështit te nënat që ushqejnë foshnjat me gji. Unë thotë ai e kam trashëguar nga gjyshja e cila vazhdimisht përdorte vetëm bimë për shumë sëmundje dhe mirëmbatjen e trupit. Gjyshet tona e përdornin gjatë larjes së fytyrës për të pasur një fytyrë me shkëlqim, për të pastruar trupin, për të stimuluar tretjen. Çaji shërben edhe për ata që vuajnë nga gurët në veshka, duke eliminuar edhe dhimbjet. Interesimi i njerëzve për të përdorur këtë lloj çaj është shumë i madh dhe unë këtë e bëj për të ndihmuar njerëzit. Nuk e kultivoj për biznes, por më mjafton që të ndihmojë njerëzit në nevojë dhe tu rekomandoj që sa më tepër të përdorin këtë lloj çaj por edhe llojet tjera të çajit. Atë që ta fal natyra nuk ta fal as mjekësia dhe as shkenca.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *