Foleja e Shqiponjave, ка kapaciteti prej 16 personash e vendosur në mes të fshatit Bozovcë, me një pamje mahnitëse drejt malit. Milazim Rushani pronar I kësaj bujtine e ndërtuar para një viti thekson se ka bërë një investim të madh, por e vetmja mënyrë për të zhvilluar këtë zonë janë turistët dhe për këtë ne duhet të krijojmë kushte dhe të hapim mundësi të reja. Edhe pse viti I parë ka një interesim nga ana e turistëve të huaj të cilët preferojnë ushqimet tradicionale dhe natyrën e cila është mjaft e pasur. Gjermanët, çekët, italianët, por edhe nga Shqipëria dhe Kosova janë më të interesuar për të vizituar Malin Sharr, për tu njohur me bukuritë dhe pasurinë. Gjithashtu ata kanë mundësi që këtu të shëtisin edhe me kuaj dhe e kanë më të lehtë të ngjiten në majat më të larta malore dhe të vizitojnë ujëvaren, lumin dhe kalanë e cila është mbi fshatin Bozovcë. Neve na mbetet që të vazhdojmë ta promovojmë turizmin malor, ta zhvillojmë ekonominë lokale e cila mund të ndikojë që njerëzit e këtyre fshatrave të mos largohen nga shtëpitë e tyre port ë qëndrojnë këtu dhe ti japin jetë fshatit.