“Mbrojtja e ambientit jetësor dhe promovimi turizmit malor” në kuadër të projektit: “Përdorimi i Qëndrueshëm i Burimeve Natyrore në Korab-Koritnik, Malin Sharr dhe Alpet Shqiptare” mbështetur financiarisht nga CNVP dhe PONT.
Shoqata “Renesansa” më 28 korrik 2024, të dielën organizoi debatin më temë: “Mbrojtja e ambientit jetësor dhe promovimi turizmit malor” në kuadër të projektit: “Përdorimi i Qëndrueshëm i Burimeve Natyrore në Korab-Koritnik, Malin Sharr dhe Alpet Shqiptare” mbështetur financiarisht nga CNVP dhe PONT. Debati u zhvillua në hapësirat e shtëpisë malore te Qani dhe Halit Baftijari, tek vendi i quajtur Verisht në një lartësi mbidetare prej 1800 metër. Një vend shumë i përshtatshëm për zhvillimin e turizmit dhe kultivimin e llojeve të ndryshme të produkteve jo drusore. Koordinatori I projektit para të pranishmëve theksoi se projekti në fjalë që mbështetet nga CNVP dhe PONT, ka për qëllim që të nxis, të informoj dhe të përkrah banorët lokal për të zhvilluar turizmin dhe për të rritur kapacitete për produktet jodrusore. Çaji malit Rigon me të cilën na shërbyen dëshmoi se kemi potenciale natyrore të cilat nuk i shfrytëzojmë sa duhet.
Duhet të falënderojmë CNVP dhe PONT tha Shenasi Idrizi, dhe organizatën Renesansa të cilët na mundësuan të jemi në këtë debat të shijojmë jo vetëm bukuritë natyrore, por edhe të njihemi me produktet jodrusore, të njihemi me vendet turistike dhe të krijojmë një plan për të zhvilluar turizmin lokal. Në Gjermani ju edhe jtoj unë tha ai, ka shumë pak potencial natyror, por atje nuk mungon mbështetja institucionale. Prandaj mendoj se me një përpjekje maksimale nga organizatat siç është CNVP, dhe institucionet locale të mund ta zhvillojmë këtë zonë e cila do të sjell përfitime ekonomike për banorët lokal. Në anën tjetër Arbenit Zeqiri, udhëheqës malor i licencuar para të pranishmëve foli për rolin që ka një udhëheqës malor dhe rruga si të tërheqin më shumë turistët. Pajisjet e domosdoshme, informacionet e mjaftueshme për vendet dhe majat malore janë një pikënisje e mirë për një udhëheqës malor i cili drejton një grup turistësh. Ky debat i organizuar nga Renesansa me përkrahje edhe të CNVP-PONT, vjen në një kohë kur mërgimtarët tanë janë në vendlindje, kanë dëshirë të shmangin zhurmën dhe monotoninë e qytetit dhe kështu bëjnë ngjitje në vendet malore. Debati vazhdoi me pyetjet e të pranishmëve dhe interesimin e tyre për turizmin, rolin e bujtinave malore që për çdo ditë po bëhen më të njohura si dhe për produktet jo drusore përfshi çajin, qershizat, lule shtrydhat etj.
Eksploroni natyrën sepse vetëm kështu mund të zhvillojmë turizmin malor dhe të përmirësojmë ekonominë lokale.
——Përkrahja e CNVP për publikimin e kwtij video materiali nuk paraqet miratimin e pwrmbatjes e cila i shpreh vetwm pikëpamjet e autorit dhe CNVP nuk mund të jetë përgjegjës per çfarëdo lloj perdorimi qe mund të bëhen ne informacionet që i permban ky material.