Mali Sharr është shtëpia më e madhe e biodiversitetit në Maqedoninë e Veriut, por edhe shtëpia më madhe e zhvillimit të turizmit malor dhe fuqizimit të ekonomisë lokale. Vitet e fundit vihen re shenja të përmirësimit dhe krijimit të kushteve për të tërhequr sa më shumë turist dhe kjo e gjitha bëhet me vetë kontributin e banorëve të fshatrave të malësisë së Tetovës, të cilët kanë nisur të hapin bujtinat, të ofrojnë ushqime tradicionale dhe ecje në natyrë për të vizituar vendet më të bukura.
Një ndër bujtinat e cila kohët e fundit është bërë shumë famshme për turistët Gjerman, çek, polak, nga Shqipëria, Kosova dhe nga shumë vende tjera është bujtina Bozofca Guest House “Bozvill”. Bujtina e vendosur në malin Bozovcë, në një lokacion që mund të shkohet lehtë, me një tavernë tradicionale. Mikpritja shqiptare vazhdon të lëshojë rrënjë akoma më thellë edhe tek brezat e ri. Shumë turistë të huaj mbeten të kënaqur nga mikpritja, bisedat e këndshme me ato, rrëfimet për zonën, me bukuritë që ka mali Sharr dhe me banorët e zonës që janë të gatshëm për të shoqëruar turistët. Bujar Limani, tha se numri më i madh i turistëve që qëndrojnë tek ne janë turist çek, polak, gjerman dhe nga vende tjera.
Momentalisht posedojmë kapacitet për 8 deri më 12 vende, por synimi jonë mbetet që të risim numrin e kapaciteteve për pranim të turistëve. Ushqimet që përgatisim janë tradicionale dhe bio dhe kjo e bën dallimin nga shumë vende tjera. Kjo zonë ka nevojë për promovim dhe mbështetja institucionale që të zhvillohet dhe të rimëkëmbet ekonomia lokale. Bozovca është 12. 7 km larg Tetovës, është fshati më i thellë malor në Sharr ku gjatë verës ka një gjallëri si rezultat i turistëve dhe vizitorëve vendas.
Ky prezantim është në kuadër të projektit “ Ruajtja e ambientit jetësor dhe promovimi i turizmit malor” të realizuar nga shoqata Renesansa, Mbështetur nga CNVP- FoundationPrespa Ohrid Nature Trust – PONT