Riorganizimi i ministrive parashikon rritjen e resorëve në kuadër të Qeverisë nga 16 në 18 ministri dhe dy prej tyre do të jenë ministri pa resorë.
Do të formohen dy ministri të reja.
Ministria për Energjetikë dhe Ministria për Sport.
Puna dhe Politika Sociale si sektor do t’i bashkohet Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa sektori i Turizmit nga ky dikaster do të kalon në Ministrinë e Kulturës.
Ministria aktuale e Punës dhe Politikës Sociale bëhet Ministri e Politikave Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës planifikohet të bëhet Ministri për Administratë dhe Digjitalizim.
Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënies mes Bashkësive i hiqet sistemi politik i cili do të shtrihet në kuadër të Qeverisë dhe mbetet Ministria për Marrëdhënie mes Bashkësive.
Ministria për Energjetikë |
Ministria për Sport |
Ministri e Politikave Sociale, Demografisë dhe të Rinjve |
Ministri për Administratë dhe Digjitalizim |
Ministria për Marrëdhënie mes Bashkësive |
Sipas marrëveshjes akoma të pazyrtarizuar, VLEN në Qeverinë e ardhshme do të ketë katër ministri si: Shëndetësinë, Ekologjinë, Ekonominë dhe Ministri e Politikave Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.
Do të ketë edhe dy zëvendëskryeministra, atë për Eurointegrime dhe Zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë. Partia ZNAM e Maksim Dimitrievskit do të ketë Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë për Administratë dhe Digjitalizim.
Me 14 resorët e tjerë do të udhëheqin kuadro të VMRO-DPMNE-së dhe partive që përbejnë koalicionin “Maqedonia jote”.
Ndarja e mandatit nga ana e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova do të bëhet gjatë javës, përkatësisht të martën ose të mërkurën, ndërsa votimi i Qeverisë së re pritet të bëhet më së voni më 20 qershor./ Alsat.mk