Rikthim për infarkt nga Real Madridi për ta eliminuar Bayernin nga Championsi: Mbretërit në finale takohen me Dortmundin

Real Madridi është finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve, aty ku do të përballet me Borussia Dortmundin në Wembley të Londrës.

Los Blasncos eliminuan Bavarezët  me rezultat të përgjithshëm 4-3, ndërsa Santiago Bernabeu shpërthente nga festa e tifozëve madrilenë.

Në Spanjë, klasikja evropiane filloi furishëm, me dy skuadrat që patën shanse të arta shënimi.

Tetë minuta kaluan nga starti i ndeshjes dhe Serge Gnabry nuk ia doli të shënonte nga afërsia, duke goditur jashtë.

Në minutën e 13-të, Vinicius Junior po ashtu lëshoi një mundësi fantastike, me gjuajtjen e tij që goditi shtyllën e majtë.

Rodrygo nuk përfitoi pas vetëm pak sekondash për ta futur topin në rrjetë, por edhe aty ishte shtatlarti Manuel Neuer që bëri intervenim bravuroz.

Thomas Tuchel u detyrua në minutën e 27-të të bënte zëvendësim, pasi Gnabry pësoi lëndim, ndërsa në vend të tij u fut Alphonso Davies.

Pas vetëm një minute, Harry Kane krijoi një rast të bukur shënimi, mirëpo Andriy Lunin ishte i vëmendshëm dhe dërgoi topin në goditje nga këndi për mysafirët.

Manuel neper shpëtoi edhe njëherë Bayernin, pasi stopoi goditje e Vinicius Junior (40’).

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *