Ne jemi të lumtur të ju ftojmë të merrni pjesë në edicionin e këtij viti të Karnavaleve Ilire, një ngjarje që mbledh së bashku komunitetin për të festuar dhe për të promovuar kulturën dhe natyrën e bukur të Parkut Kombëtar Malet e Sharrit. Kjo ngjarje sinjalizon angazhimin tonë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe ofron një platformë për të ndarë dhe vlerësuar trashëgiminë kulturore dhe natyrore të zonës.
Karnavalet Ilire do të zhvillohen në Parkun Kombëtar Malet e Sharrit, duke përfshirë aktivitete në fshatin Bozofcë me 20 Prill dhe në qytetin e Tetovës me 21 Prill me fillim në ora 12!
Është me rëndësi të theksojmë se ky projekt është mundësuar falë mbështetjes financiare të CNVP zyra në Maqedoni të Veriut dhe PONT. Përmes kësaj mbështetjeje, ne jemi në gjendje të organizojmë një ngjarje të tillë që synon të tregoj dhe të inspirojë një përkushtim më të madh ndaj qëndrueshmërisë dhe kujdesit kulturës dhe natyrës si vlerë e trashëgimisë popullore ndër shekuj.
# Projek”Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në Korab Koritnik, Sharr dhe Alpet Shqiptare” po zbatohet nga zyrat e CNVP Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria dhe financiarisht e mbështetur nga PONT.
Prespa Ohrid Nature Trust – PONT