Bllokohet Haraçina, policë nga toka dhe ajri në kërkim të vrasësve

Policë të shumtë tashmë kanë bllokuar hyrje-daljet e Haraçinës, ndërsa përforcime kanë ardhur edhe nga ajri – helikopterët e policisë.

Po kërkohen vetura dhe persona që gjuajtën në drejtim të kryetarit të Haraçinës, Ridvan Ibraimi, për të cilin banorë të Haraçinës thonë se është plagosur dhe është dërguar me veturë në Klinikë të Shkupit, raporton gazeta KOHA.

Të plagosur nga plumbat kanë mbetur edhe dy persona tjerë, ndërsa thuhet të ketë edhe viktima, konkretisht një i vdekur.Nga plumbat e kallashnikovëve ka pësuar edhe i riu A.A, djali i shoferit të kryetarit të Komunës.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *