Vedat Muriqi largohet nga Lacio!

Sulmuesi shqiptarë nga Kosova, Vedat Muriqi u transferua me shumë bujë te Lacio në merkaton e verës, por sulmuesi prizrenas ka qenë larg pritshmërive, teksa deri tani ka shënuar vetëm 2 gola në 25 ndeshje.

Në këtë situatë, drejtuesit e Lacios nuk janë aspak të kënaqur me futbollistin dhe po mendojnë largimin e tij.

Sipas asaj që shkruan “La Lazio Siamo Noi”, në rast se bardhekaltrit nuk kualifikohen në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm, atëherë i pari në listë për t’u larguar është pikërisht Muriqi.

Ky i fundit ndiqet nga disa klube, teksa në Itali raportojnë se ekziston mundësia për t’u rikthyer te Fenerbahçe, ku luante deri në sezonin e kaluar. Turqit po hasin probleme në sulm këtë sezon  dhe për këtë arsye po mendojnë rikthimin e Muriqit, të cilin e shitën te Lacio, për 18 milionë euro plus bonuse.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *