Në një ceremoni të mbajtur në organizim të Qendrës për Edukim dhe Mësim Inovativ – STEMLab-Tetovë dhe në bashkëpunim me Komunën e Tetovës, u shpërndanë certifikatat për garat e STEM Olympiadës në fushën e kodimit. Kjo ceremoni u mbajt në sallën e Komunës së Tetovës, në prani të kryetarit aktual të komunës dhe një numri të madh të pjesëmarrësve të tjerë, shkruan Nistori.
74 pjesëmarrës dhe fitues të çmimeve u nderuan me çmime të merituara për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme. Suksesi i tyre, i arritur me anë të punës intensive në STEMLab dhe mbështetjen e komunës, ishte një shembull frymëzues për të gjithë.
Në mesin e 22,000 nxënësve nga e gjithë bota që morën pjesë në garat kualifikuese, nxënësit tanë dhanë një kontribut të shquar:
- 5 medalje të arit (1 vend të parë, 2 vende të dyta dhe 2 vende të treta)
- 5 Certifikata Digjitale të Arit
- 10 Certifikata Digjitale Argjendi
- 29 Certifikata Digjitale Bronzi
Besmal Memedi, drejtor i STEMLab dhe njëherit mentor i grupit, theksoi: Si rezultat i këtij suksesi, STEMLab ka zgjedhur 8 finalistë që do të marrin pjesë në garën finale. Pjesëmarrja në Finalen e Madhe, e cila organizohet nga Stem Olympiad, do të mbahet në Hagë të Holandës nga 10 deri më 16 Korrik 2024.
Ai gjithashtu shtoi: duke marrë parasysh kostot e larta për mbulimin e harxhimeve, jemi në pritje të sponsorëve dhe donatorëve të cilët do të kishin vullnetin e lirë të ndihmonin edukimin, shkencën dhe diturinë, duke i lejuar nxënësit tanë të manifestojnë aftësitë e tyre në fushën e kodimit në një arenë ndërkombëtare.
Kjo ceremoni shënoi jo vetëm suksesin e nxënësve tanë, por edhe përpjekjet e vazhdueshme të STEMLab në promovimin dhe avancimin e shkencave dhe teknologjive informative.