Nedim Bajrami: Shqipërinë e zgjodha me zemër

Në vitin 2016 kur Shqipëria luajti në Europianin e Francës, Nedim Bajrami ishte vetëm 17-vjeç, dhe atë kohë luante për të rinjtë e Grasshopersit dhe për përfaqësuesen e asaj grupmoshe të Zvicrës.

I lindur në Tetovë, mes ngjyrave kuqezi të Shkëndijës, ai Europian ishte si një thirrje zemre për Nedimin, pa e ditur se pesë vjet më pas interesimi i Shqipërisë dhe dëshira e tij do të shtynin drejt ngjyrave të vërteta kuqezi.

I shumë komentuar në Zvicër për zgjedhjen e tij, por me shumë gjasa një beniamin i ri i tifozëve kuqezi, në intervistën e tij të parë shqiptare dhënë për “Sport News”, Bajrami e pranon se e tija ishte një zgjedhje zemre.

“E vendosa të luaj për Shqipërinë, pasi dëgjova zemrën. Fola edhe me Rejën dhe mendova se është vendimi i duhur që të luaj për Shqipërinë”, – tha Bajrami.

Dëshira për të luajtur është e madhe qoftë dhe ndaj Andorrës, por zgjedhja i takon Rejës dhe Bajramit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të përgjigjet në apel nëse trajneri do t’ia kërkojë.

Këtë e vendos Reja, por nëse më aktivizon, unë do të jem shumë i lumtur të jap kontributin tim”, –  deklaroi Bajrami.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *