Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve , sot pasdite, njëzëri i ka konfirmuar edhe zyrtarisht kandidaturat e shtatë kandidatëve për president, për të cilët qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Edhe zyrtarisht, nga sot në garë për president janë kreu aktual i shtetit Stevo Pendarovski i cili përsëri mbështetet nga LSDM, Gordana Siljanovska-Davkova me mbështetjen e VMRO-DPMNE-së, Bujar Osmani si kandidat i BDI-së, Arben Taravari si kandidatë i opozitës shqiptare VLEN, Maksim Dimitrieveski nga partia “ZNAM”, Biljana Vankovska-Cvetkovska nga Lëvizja e “MAJTA” Stevço Jakimovski i cili është kandidat i partisë së tij GROM.
“Konstatoj se lista e përfaqësuesve të autorizuar të parashtruesve të listës së kandidatëve për president të Republikës së Maqedonisë është konfirmuar unanimisht”, tha Aleksandar Dashtevski.
Dashtevski, paraprakisht deklaroi se të gjitha listat janë dorëzuar me kohë, ndërsa i lexuan dhe miratuan sipas radhës së mbërritjes në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Më 18 maj, e para është dorëzuar kandidatura e presidentit aktual, Stevo Pendarovski. Të njëjtën datë, kanë arritur edhe kandidaturat e Arben Taravarit, Maksim Dimitrievskit dhe Stevço Jakimovskit . Një ditë më vonë në KSHZ janë dorëzuar edhe kandidaturat e Bujar Osmanit, Biljana Vankovska-Cvetkovska, dhe Goradna Siljanovska-Davkovas.
Pasi konstatoi se kandidaturat e të shtatë pjesëmarrësve në garën presidenciale janë konfirmuar unanimisht, Dashtevski ka treguar se kandidatët Stevço Jakimovski dhe Arben Taravari, brenda 48 orëve duhet të dorëzojnë numrin amë dhe llogarinë e transaksionit.
Pasi kandidaturat e konfirmuan tani më së voni, deri më 28 mars në KSHZ, duhet të mbahet shorti, i cili do të përcaktojë edhe radhën e kandidatëve të konfirmuar në fletëvotim./tvklan.mk