Në një Polinlinikë të Shkupit një person therë me thikë mjekun për vdekje, policia me detaje

Një mjek është vrarë mbrëmjen e djeshme para poliklinikës “Remedika” në Zhelezarë të Shkupit. Sipas informacioneve nga burime policore, mjeku është sulmuar me thikë në rrethana ende të paqarta.

Trupi i tij u gjet nga djali i tij i cili menjëherë ka lajmëruar policinë. Sipas informacioneve jozyrtare nga dëshmitarët okularë, mjekut i janë shkaktuar 9 plagë me thikë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga policia të cilët janë njoftuar se në orën 23.09 në SPB Shkup është denoncuar se në makinën “Kia” me targa të Shkupit, në parking para ish klinikës Zhelezara, me plagë të shkaktuara është gjetur A.T (67) nga Shkupi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *