Persona të panjohur vendosin flamurin shqiptar mbi kishën “Shën Anastasij” në Kalanë e Tetovës, reagon policia

Mbi kupolën e kishës “Shën Anastasij” e cila gjendet në Kalanë e Tetovës, persona të panjohur kanë vendosur flamurin shqiptar. Bordi i kishës ka njoftuar autoritetet lokale për këtë veprim.

Ngjarja ka ndodhur dje pasdite. Sipas raportimeve, afër kishës është vërejtur edhe një flamur tjetër me shkrim “UÇK”, e vendosur në një shtyllë në hyrje të Kalasë. Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski, ka konfirmuar se pas marrjes së denoncimit, menjëherë është dërguar ekip i MPB-së.

“Është paraqitur se persona të panjohur në kupolën e kishës “Shën Anastasij” në Kalanë e Tetovës, kanë vendosur flamurin shqiptar, e në shtyllë në hyrje të Kalasë është vërejtur flamur me shenjë të UÇK-së. Menjëherë pas denoncimit, është dërguar ekip i SPB Tetovë”, informon Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Përndryshe, ngjarje e ngjashme ndodhi edhe në nëntor të vitit të kaluar, kur në kishën “Shën Naum Ohridski Çudibërësi” në Kodrën e Diellit, ishte zbritur flamuri maqedonas dhe në vend të tij ishte vendosur flamuri shqiptar.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *