Studentët e Universitetit të Tetovës vizituan AZGJ

Sot, një grup studentësh të vitit të katërt të Universitetit të Tetovës (UT,) të cilët studiojnë në Fakultetin e Administratës Publike, në Programin e administratës publike, të shoqëruar nga profesori i tyre, Jahi Jahiu, e vizituan Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës të RMV-së (AZGJ).

May be an image of 12 people, people standing and indoor

Ata i priti drejtori Ylber Sela dhe bashkëpunëtorët Valmira Axhirexha dhe Jeton Sulejmani.Me këtë rast, drejtori Sela u uroi mirëseardhje, duke u dëshiruar sukses në drejtimin e tyre studimor. Ndërkaq, Valmira Axhirexha dhe Jeton Sulejmani prezantuan një material më të zgjeruar për AZGJ-në, për ngritjen si institucion, sfidat, punën e deritanishme dhe synimet për të ardhmen.Gjithashtu, studentëve u dhuruan botimet e AZGJ-së. Kjo vizitë do t’u shërbejë atyre për t’u njohur nga afër me punën në administratën publike, ku në të ardhmen mund të jenë pjesë e saj.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *