Ngjarjet e dhunës që kanë ndodhur të dielën mbrëma në Trabzon kanë bërë bujë të madhe në gjithë botën.
Fenerbahce ka marrë fitore të madhe 2-3 në sfidën ndaj Trabzonsporit, por pas ndeshjes tifozët vendas pushtuan fushën duke goditur futbollistët e skuadrës nga Stambolli.Për ditën e sotme me fillim nga ora 17:00 është vendosur një mbledhje emergjente nga bordi i Fenerbahces dhe drejtorët e këtij klubi.
Gjiganti turk ka njoftuar se një nga pikat e rendit të ditës është edhe tërheqja nga garat për këtë edicion.
“Vlerësimi i veprimeve që duhen ndërmarrë, përfshirë tërheqjen e ekipit tonë të futbollit nga Superliga, bazuar në ngjarjet e ndodhura në ndeshjen e luajtur natën e 17 marsit dhe ngjarjet e fundit në futbollin turk”, thuhet në njoftimin e Fenerbahces.