Stevce Jakimovski dhe Katica Janeva në listën e zezë të SHBA-së

Kryetari i komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski dhe ish kryeprokurorja e prokurorisë speciale, Katica Janeva janë futur në listë të zezë nga Departamenti amerikan i shtetit.

Në njoftimin e DASH theksohet se personat e lartpërmendur kanë minuar sundimin e ligjit dhe kanë ndikuar në rënimin e besimit të në institucionet demokratike të vendit.

“Në cilësinë e saj zyrtare si ish-kryeprokurore speciale e Maqedonisë së Veriut, Janeva ishte e përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e ndikimit të saj politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale. Ka informacione të besueshme që Janeva ka kërkuar dhe ka pranuar ryshfet për të ndikuar në një prokurori nën kompetencën e saj”, njofton Departamenti amerikan.

Ngjajshëm akuzohet edhe kryetari i Karposhit.

“Në cilësinë e tij zyrtare si kryetar i komunës së Karposhit, Maqedonia e Veriut, Jakimovski ishte përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij zyrtare për të ndërhyrë në zhvillimin urban dhe proceset e prokurimit për të përfituar për veten dhe bashkëpunëtorët e tij”, thuhet në njoftimin e DASH./tvklan.mk

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *